BESUESHMERI DHE EFIKASITET

HENRY LOGISTICS, është një kompani logjistike e themeluar në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm, për t’iu ardhur në ndihmë në  transportin e mallrave nga Amerika dhe Kanadaja drejt Shqipërisë dhe anasjelltas, si dhe drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Që nga fillimi, kemi përkushtuar çdo përpjekje për të ofruar shërbime transporti të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke iu përgjigjur çdo kërkese të klientit me profesionalizëm dhe përpikmëri. Ne besojmë se fitimi i besnikërisë së klientëve është më i rëndësishëm dhe më sfidues sesa bindja për një bashkëpunim të parë, dhe për këtë arsye, HENRY LOGISTICS, ka fituar besimin e shumë kompanive që bashkëpunojnë me ne prej vitesh.

  • Misioni ynë eshte të jemi lider në industrinë e transportit, duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë.  Kompania jone, aspiron të transportojë mallra në të gjithë botën, duke u bërë një emër i njohur për korrektësi dhe cilësi të lartë.
  • Vizioni ynë është të bëhemi lider në industrinë e transportit ndërkontinental dhe rajonal, duke krijuar një rrjet të besueshëm dhe të avancuar që lidh Shqipërinë me tregjet kryesore ndërkombëtare. Në HENRY LOGISTICS, angazhohemi të sigurojmë që çdo dërgesë të arrijë në kohë dhe në gjendjen më të mirë, duke ofruar një eksperiencë të shkëlqyer për çdo klientë. 
  • Me një ekip profesionistësh të kualifikuar dhe një rrjet të besueshëm partnerësh ndërkombëtarë, Henry Logistics garanton besueshmëri, transparencë dhe efikasitet të qëndrueshëm në të gjitha shërbimet që ofron.

 

Rezervoni vendin tuaj!

Name